Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

Janë arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, bënë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme

21/04/2017 09:43

Veton Dragusha dhe Blerim Maqestena janë arrestuar për pjesëmarrjen në një protestë të para disa vjetëve të organizuar prej kësaj partie, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t’i arrestojë pjesëtarët e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarrjes në një protestë para disa viteve.

Ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet që protestuesit i lufton haptazi është i vendosur po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar.

Prandaj është domosdoshmëri edhe angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje.

Aktivistët duhet të lirohen menjëherë dhe përndjekja ndaj VETËVENDOSJE!-s të ndalojë.