Arrestohen aktivistët e të drejtave të homoseksualëve në Rusi

Policia ruse ka arrestuar disa aktivistë për të drejtat e homoseksualëve, derisa këta të fundit po përpiqeshin të organizonin një tubim të paralajmëruar në qendër të Moskës.

Bota

30/05/2015 15:05

Njëri nga aktivistët e arrestuar nga Policia, po përpiqej të shpaloste një flamur që përfaqëson komunitetin LGBT.

Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve kanë insistuar që ta mbajnë ngjarjen e paralajmëruar për 30 maj, pavarësisht se gjykata në Moskë ndalon atë.

Homoseksualët në Rusi përballen me ngacmime.

Ndërkaq, kërkesa për të mbajtur paradën e tyre është hedhur poshtë vazhdimisht nga autoritetet në kryeqytet.