Arrestohen 9 persona, shisnin dru të prera ilegalisht

Një Klinë janë arrestuar nëntë të dyshuar për shitje të druve të prera ilegalisht. 

Lajme

02/09/2014 14:39

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se, ka arrestuar nëntë të dyshuar për transportim të masës drunore në mënyrë ilegale.

“Njësitet policore të Stacionit policor në Klinë, bazuar në planin operativ ‘Parandalimi i aktiviteteve te kundërligjshme në prerjen e pyjeve dhe transportimi ilegal i masës drunore’ , kanë ndërmarrë një operacion policor në zonën e  komunës Klinë, me qëllim të mbrojtjes së pyjeve, të cilat janë duke u prerë në mënyrë ilegale nga persona të ndryshëm”.

“Gjatë implementimit të këtij plani , policia ka ndaluar 9 automjete , të cilat pas kontrollit kanë rezultuar se ishin duke transportuar masë drunore në mënyrë ilegale”.

“Për ketë aktivitet janë iniciuar rastet dhe janë arrestuar 9 persona të dyshuar për transportim ilegal të masës drunore ,ku edhe prokurorët e shtetit kanë mbikëqyrë punën e policisë në inicimin e këtyre procedurave”. 

“Lidhur me procedimin e këtyre rasteve janë njoftuar pylltarët të cilët edhe kanë bërë konfiskimin e masës drunore, rreth 7.90 m. kub”, thuhet në njoftimin e policisë. (lajmi.net)