Arrestohen 8 persona në Ferizaj

Tetë persona janë arrestuar në Ferizaj nga njësitet policore të stacionit policor të kësaj Komune. Të arrestuarit janë të dënuar nga Gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Lajme

19/03/2015 13:21

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se tre persona, pasi që është bërë kompletimi i dokumentacionit nga ana e Gjykatës, janë dërguar për të vuajtur dënimin, ndërsa pesë të tjerët pas pagesës që kanë kryer janë liruar.                                                                                                                                   Ai ka bërë apel te qytetarët që kanë vendime ekzekutive nga Gjykatat, që t’i kryejnë obligimet në afat sa më të shkurtër, në të kundërtën policia është e detyruar të veprojë./Kosovapress/