Arrestohen 46 persona për sulmin në xhaminë në Medina

Autoritetet saudite kanë raportuar se kanë arrestuar 46 persona, nën dyshimin se kanë lidhje me një sulm vetëvrasës vitin e kaluar në qytetin e Medinës.

Bota

30/04/2017 18:19

Në mesin e të arrestuarve janë 32 shtetas sauditë dhe 14 shtetas të huaj, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Mansour al-Turki.

“Hetimet kanë zbuluar se personat e arrestuar ishin drejtpërdrejt të përfshirë në sulmin që kishte për cak besimtarët në xhamin e profetit”, ka thënë al-Turki.

Në korrik të vitit të kaluar, katër policë u vranë në një sulm vetëvrasës pranë Xhamisë së Profetit, në perëndim të qytetit Media.

Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën islame, pasi ai ndodhi pranë xhamisë në vendin e dytë më të shenjtë të islamit. /REL