Arrestohen 4 veta që planifikonin sulme ndaj myslimanëve dhe azilantëve

Policia gjermane ka arrestuar katër persona, si të dyshuar për planifikimin e sulmeve kundër myslimanëve dhe imigrantëve.

Bota

06/05/2015 22:04

Grupi i panjohur më parë si terrorist, “Shoqëria e vjetër shkollore” ka planifikuar sulme ndaj xhamive dhe hoteleve ku gjenden personat të cilët kërkojnë azil në Gjermani.

Të dyshurit janë arrestuar gjatë aksioneve policore në pesë lande gjermane, kurse në hetime kanë punuar 250 zyrtarë policorë.

“Gjatë këtij aksioni është gjetur sasi e madhe e mjeteve shpërthyese dhe piroteknikës, ndërsa janë sekuestruar edhe dëshmi tjera materiale“, njoftoi Prokuroria.

Numri i personave të cilët kërkojnë azil ën Gjermani është shtuar në mënyrë dramatike nga viti i kaluar, nga mbi 200 mijë, në mbase rreth 400 mijë, sa pritet të aplikojnë sivjet për azil në këtë shtet.