Arrestohen 20 tifozë të Milanit para ndeshjes me Real Betisin

Rreth 20 tifozë të Milanit u arrestuan në Sevillë mbrëmë, para ndeshjes së Ligës së Evropës me Real Betisin.

Sport

08/11/2018 15:32

Milani humbi në ‘San Siro’ në ndeshjen e parë ndaj Real Betisit, ndërsa sonte do të tentojë t’i marr tri pikë në Spanjë.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, rreth 20 tifozë u arrestuan për sjellje të vandale afër katedrales së qytetit mbrëmë, përcjell “lajmi.net”.

Tifozët thuhet se ka shkaktuar dëme në ndërtesat publike, si dhe makinat dhe autobusët të cilët kanë kaluar afër.

Tifozët gjithashtu hodhën molotovë dhe bombë tymi, që do të thotë se policia duhej të ndërhynte.

Si rezultat i kësaj, siguria do të rritet përreth stadiumit sonte. /Lajmi.net/