Arrestohen 175 kinezë për vjedhjen e artefakteve

Policia kineze ka arrestuar 175 persona për atë që autoritetet e kanë quajtur vjedhjen më të madhe të artefaktet të vjetra, në vlerë prej 80 milionë eurove.

Bota

27/05/2015 15:22

Artefaktet ishin gjetur në Niuheliang, një vend arkeologjik neolitik në verilindje të provincës Liaoning.  Gërmimet ishin bërë në mënyrë ilegale dhe artefaktet e gjetura ishin fshehur, me pas ishin shitur në një kohë rekord.

Në mesin e artefakteve ishte e një skulpturë dragoi, një nga përshkrimet më të hershme të njohura në mitologjinë e dragonjve, njofton BBC, transmeton lajmi.net

Sipas UNESCO-s, vendi arkeologjik Niuheliang është i vjetër mbi 5000 vjet, ndërsa operacioni i kryer në mbrojtje të historisë antike është më i madhi i këtij lloji që nga themelimi i Kinës moderne në vitin 1949.