Arrestohen 10 punonjës policie

Në mbrëmjen e sotme janë arrestuar dhjetë punonjës policie.

Lajme

23/02/2016 23:42

 

Siç shkruajnë mediat shqiptare, operacioni i gjerë i sektorit Kundër Krimit Ekonomik ka rezultuar me arrestimin e dhjetë punonjësve të policisë së rendit dhe inspektorë të INUV-it të Kamzës, të cilët po akuzohen për shpërdorim të detyrës.

Policët dhe inspektorët janë arrestuar në kuadër të një operacioni dhe hetimi katërmujor pasi dyshohet se kanë favorizuar ndërtimet pa leje në Kamëz. Emrat e tyre nuk bëhen të ditura nga policia, por mësohet se ata akuzohen për favorizim të ndërtimeve pa leje, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Operacioni u krye para pak çastesh nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.