Arrestimi i “peshqve të mëdhenj”, ambasadori amerikan Donald Lu: Ku janë rezultatet?!

Në nëntor të vitit të kaluar ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh se janari do jetë viti i kapjes së “peshqve” të mëdhenj.

Lajme

31/01/2018 19:21

Por teksa sot shënon data 31 janar, nuk ka pasur arrestime jo vetëm të peshqve të mëdhenj, por as të “cironkave”.

Në lidhje me këtë temë reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë, duke cituar një pasazh nga ambasadori Lu i cili kërkon llogari nga ana e politikanëve, gjyqtarëve dhe policëve për mungesën e këtyre reagimeve.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, citohet ambasadori Lu.