Arrestimi i Gjuriqit, kjo është arsyeja pse nuk reagoi kryeministri Haradinaj

Reagime të shumta pati dje pasdite, kur në veri të Mitrovicës nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, u arrestua Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajme

27/03/2018 09:45

Reagoi presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministrat, deputetët, partitë politike qytetarët e jo vetëm, por nuk u dëgjua zë edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Pse kjo heshtje ishte dilema e gjitha medieve kosovare dhe qytetarëve.

Lajmi.net ka kontaktuar me shefin e stafit të Haraidinajt, Avni Arifi, për të kuptuar arsyen e mos bërjes zë nga i pari i ekzekutivit e ai tha se kryeministri reagon kur është e parashikuar se është e nevojshme.

“Varësisht nga rrethanat, varësisht nga nevoja dhe nga shumë aspekte që ndërlidhën me fushën e veprimit të kryeministrit ndonjëherë edhe nuk reagojmë, nuk ka pasur nevojë”, është shprehur ai.

Arifi nuk e konsiderojë të domososhëm reagimin e Haradinajt, pasi ka pasur reagime nga mekanizmat përkatës për këtë çështje.

“Nuk po konsideroj se ka qenë i domosdoshëm reagimi eksplicit i kryeministrit kur reagimi i gjithë mekanizmave përkatës ka qenë në nivel”, potencoi më pasi ai.

Se a mund të presim së paku sot reagim nga kryeministri, Arifi tha, “sot mundet me pas. Besoj se gjatë ditës do të ketë”.

Se a i frikësohet Qeveria Haradinaj largimit të Listës Serbë nga koalicioni? Arifi tha se nuk e beson një gjë të tillë edhe pse thotë se kjo i takon të vlerësojnë mekanizmave relevantë.

“Jo nuk besojë, por nuk e di është cështje e mekanizmave relevantë se cka do të ndodhë”, ka thënë krejt në fund ai. /Lajmi.net/