Arrestime për fajde e kanosje në Gjakovë

Dukagjinit vazhdon të përballen me fenomenin e fajdesë. Dy persona nga Gjakova u kishte dhënë borxh para dy qytatarëvetë Klinës. Kur këta të fundit e kanë kthyer borxhin, atyre u ishte kërkuar edhe kamata dhe ishin kërcënuar: “borgjin ose 'ju vras\".

Lajme

25/02/2014 11:44

Viktimat RR.G. dhe SH.H. me prejardhje nga Klina kanë shkuar në polici për të kërkuar ndihmën e tyre, pasi ishin kërcënuar me jetë nga M.B. dhe Gj.B. me prejardhje nga Gjakova.

Shkak thuhet të jetë një borxh, për të cilin ishte kërkuar edhe kamatë.

“Policia e Kosovës, Stacioni policor në Gjakovë, rreth orës 12:00 të datës 24.02.2014 , është njoftuar nga viktimat shtetas shqiptar të Kosovës Rr.G.(1968) dhe Sh.H.(1983) nga komuna Klinë, të cilët kanë raportuar një rast të kanosjes ndaj tyre”.

“Njësitë policore të hetimeve kanë ndërmarrë masat e nevojshme duke kërkuar personat e dyshuar, shtetasit shqiptar të Kosovës, M.B. dhe Gj.B. nga komuna e Gjakovës, me ç’rast i pari është ndaluar për 48 orë në polici”.

Sipas hetimeve të para preliminare nga policia, i gjithë rasti i kërcënimit kishte ndodhur për motive si pasojë e një borxhi, ku RR.G. ia kishte të dyshuarit M.B., por, sipas viktimës i njëjti ia kishte paguar një shumë të hollash, por i dyshuari kishte kërkuar një shumë më tepër si e llojit Fajde , duke e kanosur me mesazhe kërcënuese përmes telefonit ‘se do të vras ose borxhin’.

“Hetuesit kanë vepruar menjëherë por fillimisht të dyshuarit ende nuk ishin lokalizuar, por rreth orës 11:20 i dyshuari M.B. është paraqitur në stacionin policor Gjakovë i cili është intervistuar nga hetuesit për veprën penale të Kanosjes. Gjatë intervistimit dhe hetimit të këtij rasti janë gjetur elemente të konsiderueshme të veprës tjetër penale Fajdes”.

Ky i dyshuar më urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor prej 48 orësh dhe rasti do të hetohet nga hetuesit rajonal për krime serioze në përkrahje të hetuesve të stacionit policor Gjakovë dhe në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.