Arrestime dhe të plagosur në protestat që po sfidojnë Macronin – Lajmi.net
Arrestime dhe të plagosur në protestat që po sfidojnë Macronin
Autori: Lajmi.net BotaLajme 12:00, 15 April 2018
Autoritetet franceze kanë thënë se 63 persona janë arrestuar dhe nëntë zytarë policorë janë plagosur në protestat që janë mbajtur në dy qytete të Francës, pas rritjes së pakënaqësive për ndryshimet ligjore nga laboristët e presidentit Emmanuel Macron, transmeton AP.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb ka dënuar dhunën dhe dëmin në dyqane dhe ndërtesa publike në protestat e së shtunës.

Ai ka bërë thirrje për qetësi në protestën e rradhës që është planifikuar të mbahet në përëndim të Francës.

Punëtorët e trenave janë duke marshuar dhe duke mbajtur grevë pas njoftimit për reforma.

Macron do të mbajë të dielën në mbrëmje një fjalim televiziv për të dhënë shpjegime për reformat e tij në ekonominë franceze.

Ai ka thënë se do ta bëjë shtetin më garues në aspektin global, ndërkohë që punëtorët frikësohen për humbjen e vendeve të punës.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO