‘Arrest shtëpie’ për Tahirin, reagon Rama: Vendimi respektohet…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që dha masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Lajme

12/05/2018 19:39

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”, shprehet Rama në një status në faqen e tij në Facebook.