Arrest për gruan satanike, që kishte 3500 armë! (Foto)

Policia në Floridë të Shteteve të Bashkuara, e ka arrestuar një grua, e cila posedonte 3500 armë, si dhe gjymtyrë e kafka plastike që e rrethonin “altarin” e faltores së saj.

Fun

17/09/2015 23:11

Nickole Dykema ka refuzuar t’i bindet urdhrit të Policëve që të dorëzohet, por i ka shikuar nga xhami i thyer i dritares dhe i ka mallkuar.

sata01

Pasi policët kanë thyer derën, ajo ka shfrytëzuar disa thika dhe sëpata që t’ua hedh, transmeton Telegrafi.

sata02

Gruaja 47-vjeçare, ka ndenjur pas orendive, duke hedhur gjësende të ndryshme, për katër orë.

Vetëm pas hedhjes së gazit me piper, është arritur të kapet dhe të arrestohet Dykema.

sata03

Mbi të rendon dënimi për ushtrim të ekzorcizmit, shpërhapje të besimit të rrezikshëm, armëmbajtje pa leje, mosbindje të urdhrave dhe sulm ndaj personave zyrtar.

sata04