Arrat ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Herën tjetër kur dikush u ofron arra për të ngrënë, ju sigurisht se do të kërkoni një grusht arra, sepse studimet tregojnë se arra mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Lifestyle

05/03/2015 19:29

Shkencëtarët amerikanë gjetën se arrat dhe kikirikët janë të lidhur me një rrezik të reduktuar të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare në mesin e shumë njerëzve me status të ulët ekonomik, duke sugjeruar se arrat mund të jenë një mënyrë me kosto të ulët dhe efektive për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular, transmeton Lajmi.net.

Arrat janë të pasura me ushqyes përderisa kikirikët, të cilët janë bishtajorë, kanë ushqyes të ngjashëm me arrat.

Xiao-Ou Shu nga Universiteti Vanderbilt në Nashville dhe kolegët e saj analizuan 71,764 njerëz në SHBA dhe 134,000 në Kinë.

Meshkujt në SHBA dhe Kinë kishin konsumuar më shumë kikirikë se gratë. Në SHBA, rreth 50% e konsumimit në mes të arrave dhe kikirikut ishte kikirik, përderisa në Kinë ishte vlerësuar vetëm konsumi i kikirikut, transmeton Lajmi.net.

Rezultatet treguan se konsumimi i arrave dhe kikirikut ishte i lidhur me reduktimin e rrezikut nga mortaliteti i përgjithshëm dhe vdekjeve nga sëmundje kardiovaskulare.

Në SHBA, ka pasur një rrezik të reduktuar të vdekshmërisë së përgjithshme të 21% të njerëzve që kishin ngrënë kikirik.

Në mesin e kinezëve, reduktimi i rrezikut nga vdekja e lidhur me konsum të lartë të arrës ishte 17% në një analizë të kombinuar.