Arrat dhe bajamet, ndihmojnë me kancerin e zorrëve

Arrat, bajamet ose edhe arrat amerikane, ndikojnë në zvoglimin e shansit e vdekjes nga kanceri i zorrëve, zbulon studimi i ri.

Lifestyle

18/05/2017 19:00

Pacientët me kancer të zorrës së trashë që rregullisht hanë arra kanë një rrezik prej 57 për qind më të vogël nga vdekja e parakohëshme, tregojnë gjetjet. Gjithashtu, konsumi i tyre zvoglon rrezikun që kanceri të kthehet për 42 për qind, transmeton lajmi.net

Arrat dhe bajamet e papërpunuara japin përfitime shumë të mëdha për shëndetin dhe hulumtuesit këshillojnë pacientët me kancer që të konsumojnë sa më shumë prej tyre.

Hulumtuesit studimin e tyre e kanë bazuar mbi rreth 1,000 pacientë të sëmurë nga kanceri dhe vetëm sa e kanë forcuar faktin se arrat dhe derivatet e tjera ndihmojnë në sëmundje të ndryshme, e ndër to edhe me kancerin.

Nuk dihet ende nëse hulumtimet në këtë drejtim do të vazhdojnë, por rezultatet e këtij të fundit ishin shumë premtuese./Lajmi.net/