Arra pastron gjakun, zbut reumatizmin

Përveç përdorimeve më të shpeshta që ne jemi mësuar të shohim në ëmbëlsira, sallata, makarona, dihet shumë pak informacion për vetitë shëruese të gjetheve të reja, lëvores së re dhe frutave të papjekura, të cilat ndihmojnë tek shumë sëmundje, ndërsa ato janë më efektive në qoftë se mblidhen në fillim të sezonit.

Lifestyle

19/07/2015 14:53

Arra njihet si pastruese e gjakut dhe është e mirë edhe për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, pezmatimit të zorrëve, forcimit të muskujve dhe të shikimit. Në banja dhe si shtresë përdoret kundër plagëve të infektuara dhe ekzemës, sëmundjeve të lëkurës, inflamacionit të syve.

Si vaj është e mirë për flokët, ndërsa ato i mbron nga djegiet e shkaktuara nga rrezitja. Bërthama përmban 65 për qind vaj, proteina, karbohidrate, fosfor, kalium, magnez, vitamina B dhe C, hekur. Prandaj është një detoksifikuese, sekretolitike, laksative dhe antidiabetike e shkëlqyeshme.

Veçanërisht është efektiv çaji nga gjethet e reja, të cilit kur i shtohet mjalti, e forcon dhe pastron organizmin si dhe e përmirëson shëndetin. Ai përdoret për problemet me tretje, dhimbje të eshtrave, gjakrrjedhje të dhëmbëve dhe sëmundje të mishrave të dhëmbëve, skuqjet purulente, djersitje të tepruar të këmbëve dhe larje të rrobave të bardha.

Arrat e reja dhe të gjelbra janë të pasura me vitaminë C, prandaj vendosen në mjaltë dhe u jepen të sëmurëve, fëmijëve të dobët dhe anemikëve. Frutat e pjekur kanë shumë vaj dhe hahen të papërpunuara ose të ziera. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, që është arsyeja se pse me sukses ulin kolesterolin në gjak. Tek ënjtjet merret pluhuri i bluar imët i bërthamës me pak verë.

Djersitja e këmbëve
Në dy litra ujë vendosni nga pesë lugë të vogla të gjethes së bluar të arrës dhe lëvozhgës së lisit të ri. Vendosni në ujë të valë dhe zieni rreth dhjetë minuta. Kur përmbajtja të jetë e vakët, pastroni këmbët në të. Pas pastrimit, mos i fshini, por thani ato në ajër.

Për forcim të flokëve
Në makinën për bluarje të arrave bluani dhjetë lugë të bërthamës së arrës, dhe pastaj vendosni në një litër të alkoolit 96%. Shishen mbylleni mirë dhe mbajeni dy javë në një vend të ngrohtë. Me këtë përzierje masazhoni kokën çdo natë dhe më pas thani flokët.

Kundër dhimbjeve
Përzieni një litër vaj ulliri të parafinuar me 10 lugë të mëdha të gjethes së imtësuar të arrës. Përzierjen lëreni të qëndrojë një muaj në një vend të ngrohtë, me përzierje të përditshme disa herë në ditë, dhe më pas me të masazhoni zonën e dhimbjes.

Me mjaltë
Në kombinim me mjaltin, arrat janë një ilaç i mrekullueshëm natyral, sepse ia sigurojnë organizmit të gjitha vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrat dhe karbohidratet e nevojshme. Ajo është veçanërisht e efektshme tek lodhjet dhe anemia. Ajo përgatitet duke e përzier 500 gramë mjaltë të livadheve me 500 gramë arra të bluara dhe një limon. Ilaçi i përgatitur në këtë mënyrë merret çdo 3-4 orë nga një lugë e madhe, deri në shërim. /albeu