Arqipeshkvi Paglia: I kërkova Millosheviqit t’i respektonte të drejtat e shqiptarëve

Arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vincenzo Paglia ka treguar se e ka njohur figurën e Slobodan Millosheviqit, dhe se të njëjtit i ka kërkuar që të respektonte shqiptarët.

Lajme

22/03/2017 21:20

“Unë njihja për arsye të tjera Millosheviqin. E kisha parë nëpërmes luftës ballkanike. Duke e takuar Rugovën besova se dialogu ishte më i rëndësishëm se konflikti”.

“Për këtë besim se rruga e dialogut është e duhura, unë i kërkova Millosheviqit t’i respektonte të drejtat e shqiptarëve. Pas shumë tentimesh edhe ai e kuptoi që ishte një rrugë që duhej të përshkohej”.

“Ishte një rrugë e gjatë që ta bëja Millosheviqin që ta pranonte këtë prespektivë. Jeta e të rinjve nuk duhet të shkatërrohet për asnjë popull dhe kjo e bëri edhe Millosheviqin që ta pranonte këtë”.

Paglia në një intervistë ekskluzive në Zona B të Klan Kosovës ka rrëfyer se sa e vështirë ishte dialogu mes kosovarëve dhe serbëve.

“Ishte shumë e vështirë që ta bësh të pranojë pjesën serbe jo vetëm për Milloshevqin por edhe të ndërmjetësuesve që kishte. Ishte e vështirë dhe në fillim as unë nuk doja të isha prezent, vështirësitë e takimeve e bindën pjesën serbe se ishte e paevitueshme prezenca e një ndërmjetësuesi”.

“Dialogu ishte i lodhshëm ku pjesa serbe kërkoi pasion durim që ta ndihmonte këtë proces që të gjente përfundimet”.

“Kujtoj gëzimin tim kur e hapëm Insittuin e Albanologjisë. Agimi ishte i vonshëm dhe pikërisht atëherë u ndez drita e shpresës që të mund të vazhdonim me etapa të ndryshme si me shëndetësisë ekonominë”.

“Por për fat të keq vonesa nga Serbia bëri që kjo iniciativë të dështonte, megjithatë tregoi që ishte e mundur të ndërmerret një ecje e paqes”.