Aromat e vdekjes: Produktet nga të cilat rrezikohemi (Foto)

Aromatikët e dhomave, qirinjtë me aroma të ndryshme dhe produktet tjera që përmbajnë kimikate, është zbuluar se ato janë arsyeja më e shpeshtë e vdekjeve.

Lifestyle

24/02/2016 09:55

Në Evropë çdo vit vdesin për rreth 100,000 njerëz të cilëve zakonisht nuk u dihen arsyet.

Disa hulumtues në Angli kanë zbuluar se shumë produkte, duke përfshirë këtu dezinsektuesit, aromatikët e dhomave, deodorantët dhe produktet higjienike si detergjentët e ndryshëm, përmbajnë kimikate të cilat shkaktojnë kancerin, sidomos tek fëmijët dhe pleqtë, transmeton lajmi.net

“Çdo fymëmarrje që ne e marrim brenda në shtëpi, ndikon për gjatë gjithë jetës”, thonë hulumtuesit.

Ata kërkojnë nga njerëzit që t’i përdorin këto kimikate sa më pak, nëse duan të mos rrezikojnë shëndetin e tyre.

“Ne e dimë se ndotja e ajrit ka ndikim të konsiderueshëm tek sëmundjet kronike afatgjate, duke rritur edhe sulmin në zemër”, thotë profesori Stephen Holgate. Ky ekip thotë se qeveria ka nevojë të fus legjislacionin për të reduktuar këto produkte të dëmshme, sidomos nëpër të gjitha shkollat ku përdoren ato./lajmi.net