Arnold Schwarzenegger me veturën e tij luksoze Bugatti Veyron

Vetëm pak ditë pasi që Arnold Schwarzenegger e kishte futur në shitje veturën e tij Mercedes-Benz Unimog U1300, aktori i famshëm është parë me një tjetër veturë poashtu luksoze.

Auto & Tek

09/09/2014 23:20

Këtë herë, është një veturë krejtësisht tjetër dhe më e bukur. Arnold siç duket është ulur pak më shumë në tokë me veturën e tij Grand Sport Vitesse, pasi që Unimog ishte më i lartë.

Në këtë veturë ai duket më rehat dhe siç duket po e pëlqen më shumë.

Fotografitë ishin bërë jashtë zyrës së tij në Santa Monica, Kaliforni, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse nuk është e qartë nëse Bugatti e ka zëvendësuar veturën me Unimog apo ishte thjeshtë një makinë e re në garazhet e Schwarzenegger, ai duket me të vërtetë rehat në të.