Arnold Gjergjaj mposht boksierin hungarez

Boksieri kosovar nga Gjakova, i cili jeton në Zvicër, Arnold Gjergjaj ka regjistruar fitoren e radhës në boksin profesionist.

Lajme

09/06/2014 23:38

Boksieri shqiptaro-zviceran, Gjergjaj,   i njohur si \”Cobra\”, sot është përballur me boksierin hungarez Tibor Balogh. Ai ka fituar duelin me nokaut në raundin e dytë.

Dueli u zhvillua në Zvicër para një numri të madh shikuesish zviceranë e shqiptarë. Pas fitores, boksieri, i cili banon në Basel, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen këtu dhe në Kosovë.

\”Më duhet ndihma e juaj për ndeshje të tjera të mëdha\”.

Gjergjaj po hyn në grupin e boksierëve më të mirë të kategorisë së rëndë.

Kohë më parë, në një intervistë për \”albinfo.ch\”, Gjergjaj pati premtuar se brenda dy vjetëve do të arrijë në majat e boksit botëror.