Arnautovic po largohet, West Ham synon të shumë kërkuarin nga Serie A

Marko Arnautovic sipas gjitha gjasave do ta lë në gjysmë rrugëtimin e tij me West Ham këtë edicion.

Sport

18/01/2019 22:02

Mirëpo skuadra nga Londra është futur menjëherë në aksion dhe po synon të bëjë befasinë e madhe duke transferuar lojtarin e shumë kërkuar nga Serie A.

Sipas “SportItalia” skuadra nga Premierliga ka ofruar 40 milionë euro për shërbimet e Andrea Belotti, transmeton lajmi.net.

Kjo ofertë thuhet të jetë refuzuar nga Torino, mirëpo West Ham nuk do të dorëzohet për shërbimet e sulmuesit.

Belotti shihet si zëvendësues për boshllëkun që po lë mbrapa Marko Arnautovic, i cili është lidhur me një kalim të mundshëm në Superligën e Kinës. /Lajmi.net/