Armiqtë kryesorë që ‘’vrasin” çdo ditë nga pak lidhjen në çift – Lajmi.net
Armiqtë kryesorë që ‘’vrasin” çdo ditë nga pak lidhjen në çift
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 22:00, 28 September 2017
Fillimi i lidhjes është padyshim si një fushë me lule, por tablosë plot ngjyra,me kalimin e kohës dukets ikur i zbehen ngjyrat.

E në fakt marrëdhënia juaj fillon të çalojë, diku një problem, diku një zënkë, një qejfmbetje, një mospërputhje mendimesh dhe sa hap e mbyll sytë e gjeni veten të mbërthyer, si të zënë në kurth, nga një krizë e pashpjegueshme, së cilës edhe i vini shumë emra, por edhe nuk dini t’i jepni një shpjegim.

Psikologët e marrëdhënieve në çift kanë renditur një sërë faktorësh të cilët ndikojnë në marrëdhënien mes dy partnerëve.

1. Mungesa e vëmendjes: Një ndër armiqtë kryesorë të një lidhjeje në çift vjen nga lidhjes suaj është edhe mungesa e vëmendjes. Psikologët bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për thjesht një vëmendje të çastit të tipit dhurimi i një tufe me lule, apo tjetër dhuratë e vogël. Është diçka shumë herë më e thjeshtë se kaq, por shumë më e rëndësishme. Partneri juaj ka nevojë të ndjejë se ju e vëzhgoni, shihni çdo gjë tek ai apo ajo dhe i kushtoni vëmendjen e duhur.

2. Xhelozia e tepruar: Jepini fund vëzhgimeve alla detektivi 007, kotrolleve dhe stërvitjes së durimit të tij apo të saj nga fakti që jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të të fshehtave të tij. Besimi reciprok, sipas shumë psikologëve, është themeli ku ngrihet jeta në çift. Ky është rregulli i artë.Mësojeni dhe kujtojani vetes gjatë lidhjes, pa harruar, sigurisht edhe të mbani një sy hapur, sido që të jetë thjesht për siguri.

3. Jeta seksuale: Është pak a shumë si uji për jetën, e domosdoshme në lidhjen në çift. Sigurisht që me kalimin e kohës mund edhe të ndodhë që fantazitë tuaja të mos jenë më aq kulminante, por të bini në një lloj rutine. .është më se e natyrshme, megjithatë kjo nuk duhet kurrësesi të zgjasë. Duhet të gjeni patjetër mënyrën e duhur për të rindezur pasionin dhe imagjinatën tuaj në krevat. Është një prej pilulave të rëndësishmë për të mbajtur të shëndetshme një lidhje.

4. Heshtja: Mungesa e dialogut paraqet fazën më negative të një lidhjeje. Është një shenjë e qartë që duhet bërë një kthesë e fuqishme, përndryshe lidhja mund edhe të përfundojë, por mund të ndodhë edhe tjetra: dialogu ekziston, mirëpo asnjëri prej të dyve nuk dëgjon mendimin e tjetrit. Nëse e shihni që vetë nuk ja dilni dot mbanë, atëherë provoni dhe shkoni në ndonjë terapeut për çifte. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Çifti, Lidhja

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master Japan
  • Play Urban Basketball