Armina Mevlani feston ditëlindjen, kështu u surprizua nga i dashuri

Blogerja e famshme, Armina Mevlani feston sot ditëlindjen e 26-të.

ShowBiz

06/06/2018 18:03

Me anë të postimeve në rrjete sociale ajo ka sjell pamje të ditëlindjeve të mëhershme e cila ishte e befasuar tejet shumë, shkruan lajmi net.

Ndërkaq, sot të shumta ishin surprizat dhe urimet që Mevlani ka pranuar, e padyshim që befasia më e këndshme ishte nga i dashuri i saj, Shkelzen Berisha djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Ai këtë herë i ka blerë një buqetë të madhe me lule gjersa nuk mungon as replika nga ana e blogeres së njohur.

“Lulet e mia të preferuara nga zemra ime”,  E çmoj shumë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Armina dhe Shkëlzeni kanë paralajmëruar se do të martohen këtë vit në një ceremoni më ndryshe. /Lajmi.net/