Armiku i seksit është…

Rreth gjysma e të rinjve 18-34 vjeçarë lënë pas seksin për t’ia kushtuar kohën diçkaje më të rëndësishme. Ja cila është ajo.

Lifestyle

15/10/2014 20:55

Te rinjtë i kushtojnë më shumë vëmendje rrjeteve sociale dhe celularit të tyre sesa seksit me partnerin.

Aparatet elektronike po e tërheqin gjithnjë e më shumë brezin e ri. Një në dhjetë persona në mbarë botën hulumtojnë çdo natë në internet para se të bëjnë dashuri me atë që kanë në krah, transmeton Lajmi.net.

Këto shifra janë aq të frikshme sa që disa mund të mendojnë të mos i përdorin më celularët, tabletat apo kompjuterët e tjerë, për t’i lënë më shumë vend kënaqësisë seksuale.

Interneti po bëhet armiku më i madh i seksit. Sipas një studimi, 11% e të rinjve shohin shumë shpesh mesazhet që i’u vijnë në rrjetet e ndryshme sociale kur janë në shtrat me partnerin. Britanikët nga ana tjetër kryesojnë për këtë gjest, duke u rritur në shifrën prej 87%.

Seksi në mbrëmje në mes të martuarve apo thjeshtë çifteve është me të vërtetë i rrezikuar nga teknologjia.