Armiku i Mozzik bëhet pjesë e On Records? Kështu qëndron e vërteta

Një fotografi e hedhur në rrjetet sociale bëri bujë.

ShowBiz

20/04/2018 11:59

Bëhet fjalë për reperin Readi, i cili njihet për armiqësinë me Mozzik,e që është parë në studiot e On Records, aty ku Mozzik bënte pjesë dikur, shkruan lajmi.net

Kjo foto u bë shkas që të flitet për një inkuadrim të Readit në On Records!

Lajmi.net ka kontaktuar me menaxherin e On Record, Mehmet Elshanin i cili ka sqaruar të vërtetën rreth kësaj pune.

“Jo, tani për tani Readi nuk është pjesë e On Records. Ai vetëm ka bashkëpunuar me neve për një projekt që e ka, e që do jetë një bashkëpunim me një artist gjerman”janë fjalët e tij.

I pyetur se a ka gjasë që Readi të bëhet pjesë e kësaj kompanie, Mehmeti tha se akoma nuk e di këtë gjë.

Kujtojmë që Readi dhe Mozzik dikur ishin përfshirë në një rrahje por kjo gjë nuk nënkupton që armiqësia të ketë kaluar edhe tek ish labeli i reperit nga Ferizaj!/Lajmi.net/