Armët kimike mund t’i marrë Sllovakia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka mirëpritur interesin e Sllovakisë për të dhënë kontribut në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Bota

22/11/2013 22:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mirëpritur interesin e Sllovakisë për të dhënë kontribut në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se në takimin me Kryeministrin sllovak, Robert Fico, ku merrte pjesë dhe ZëvendësPresidenti Joseph Biden, Obama ka diskutuar mundësitë e shkatërrimit të këtyre armëve dhe ka mirëpritur interesin e Sllovakisë për të kontribuar në përpjekjen e ndërkombëtareve për realizimin e këtij qëllimi.

Shqipëria, që shihej si vend i mundshëm për shkatërrimin e këtyre armëve, refuzoi kërkesën e SHBA’ve javën e kaluar.

Organizata Botërore për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW), në planin e miratuar, parashikon që armët kimike të largohen nga Siria deri në fund të këtij viti dhe të shkatërrohen deri në qershor të vitit 2014.