Armenët nuk e harrojnë gjenocidin!

Në Yerevan, në kryeqytetin armen, mijëra lule janë vendosur në Monumentin e Gjenocidit. “Ne nuk harrojmë as pas 100 vjetësh”, është motoja e shkruar kudo, në kujtim të mbi një milionë armenëve të vrarë nga turqit otoman. Disa liderë të vendeve që e njohin këtë gjenocid, ishin të pranishëm, të tjerë dërguan mesazh pa e përdorur termin gjenocid, por “krime mizore”, “masakra”, etj.

Bota

24/04/2015 15:16

Presidenti i Francës, Francoi Hollande, ai rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqës të tjerë janë bashkuar sot në Armeni, ku janë duke u mbajtur ceremonitë që shënojnë njëqindvjetorin e fillimit të vrasjeve masive të armenëve nga turqit otomanë.

Ceremonia qendrore është mbajtur në Yerevan, pranë Monumentit të Gjenocidit. Armenia thotë se rreth një milion e gjysmë armenë u vranë nga turqit e rinj dhe qindra mijëra të tjerë u deportuan, por Turqia e konteston numrin e të vrarëve, duke insistuar se ishte luftë civile dhe u vranë edhe turq.

Turqia kundërshton me forcë përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar vrasjet e armenëve, pranon se kishte krime, por sipas saj, nuk kishte përpjekje sistematike për të shkatërruar popullin armenë të krishterë.

Një shërbim përkujtimor gjithashtu do të mbahet të premten në Turqi, për “të ndarë dhembjen me armenët”, siç ka thënë kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu. Por ai në të njëjtën kohë ka përsëritur qëndrimin e Turqisë se vrasjet nuk ishin gjenocid.

Presidenti armen: Turqia me ceremonitë për Galipolin përpiqet të devijojë vëmendjen e botës  

Turqia sot do të mbajë ceremonitë edhe për Betejën e Galipolit, për të shënuar 100 vjetorin e njërës prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, e cila filloi me 25 prill të vitit 1915.

Presidenti armen, Serzh Sargsyan, ka akuzuar Turqinë se me ceremonitë e organizuara një ditë përpara për Betejën e Galipolit, Ankaraja përpiqet për të devijuar vëmendjen e botës nga përkujtimet për gjenocidin ndaj armenëve që po mbahen në Yerevan.

“U jam mirënjohës të gjithë juve që janë këtu për të konfirmuar edhe një herë përkushtimin tuaj ndaj vlerave njerëzore, për të thënë se asgjë nuk është harruar, se mbajmë mend edhe pas 100 vjetësh”,  tha Sargsyan pasi vendosi kurorën me lule në Monumentit e Gjenocidit, ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë botërore, që nuk hezitojnë ta përdorin termin gjenocid.

Lulja ngjyrë vjollce është simboli i këtij përvjetori në Armeni, dhe mund të shihet kudo në Yerevan: nëpër dritare të dyqaneve, të banesave dhe shtëpive, në këmisha e xhaketa të veshura sot nga armenët.

Hollande: Gjenocidi armenë nuk mund të harrohet

Në fjalimin e tij, presidenti francez Francois Hollande tha se Franca kurrë nuk do të harrojë gjenocidin që përjetuan armenët. Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se “nuk mund të ketë asnjë justifikim për vrasje masive të njerëzve”, dhe se “ndanë dhembjen e popullit rus me popullin armenë”.

Francois Hollande në Memonumentin e Gjenocidit në Yerevan
Francois Hollande në Memonumentin e Gjenocidit në Yerevan

 

“E premtja shënon edhe 100 vjetorin e ditës kur autoritetet osmane arrestuar disa qindra intelektualë armenë në Kostandinopojë, Stambollin e sotëm, shumica e të cilëve u vranë më vonë”, shkruan BBC, raporton lajmi.net.

Armenët e konsiderojnë këtë akt të vrasjes së inetelktualëve në Stamboll si fillimi të politikës osmane të asgjësimit në masë të armenëve të krishterë.

Obama kritikohet për “fjalorin e kujdesshëm”

Presidenti amerikan, Barak Obama, lëshoi ​​një deklaratë me fjalë “të kujdesshme” për këtë përvjetor, duke iu referuar jo si gjenocid, por si “një nga mizoritë më të këqija të shekullit 20”.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore presidenciale më 2008, atëherë senator,  Obama kishte premtuar të “njohë gjenocidin armen” dhe në deklaratën e tij të re, tha: “Unë kam deklaruar vazhdimisht pikëpamjen time për atë që ndodhi në 1915, dhe mendimi im nuk ka ndryshuar”.

Megjithatë, ky fjalor i presidentit Obama ka zemëruar armenët amerikanë. Bryan Ardouny, drejtor ekzekutiv i Asamblesë Armene të Amerikës, tha në një deklaratë se “ushtrimi i presidentit Obama në gjimnastikë gjuhësore mbi gjenocidin armen, është standard i papërshtatshëm për një udhëheqës botëror sot”.

Më parë këtë muaj, Turqia tërhoqi të dërguarin e saj në Vatikan pasi Papa Françesku përdori termin gjenocid. Në një meshë të mbajtur në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa tha se masakrat ndaj armenëve ishin gjenocidi i parë i kryer në shekullin e kaluar.

Çfarë ndodhi më 1915?

Qindra mijëra armenëve vdiqën gjatë vitit 1915 në duart e turqve otomanë, perandoria e të cilëve u shpërbë dhe u coptua.

Shumë prej viktimave ishin civilë të dëbuar në rajonet shterpe, shkretëtirë, ku vdiqën nga uria dhe etja. Mijëra vdiqën edhe në masakra.

Armenia thotë se deri në 1.5 milion njerëz u vranë. Turqia thotë se numri i vdekjeve ishte shumë më e vogël.

Shumica e dijetarëve jo-turq të kësaj ngjarje nga mbarë bota e konsiderojnë atë si gjenocid.

YouTube player