Armatoset Sllovakia, blen 14 avionë luftarakë amerikanë F-16 – Lajmi.net
Armatoset Sllovakia, blen 14 avionë luftarakë amerikanë F-16
Autori: Lajmi.net Bota 19:16, 11 July 2018
Qeveria sllovake miratoi sot blerjen e 14 avionëve luftarakë amerikanë F-16 Block 70/72 për 1,6 miliardë euro, për të zëvendësuar avionët e saj të modelit të vjetër sovjetik MiG-29.

Ministri i Mbrotjes, Peter Gajdos u shpreh gjatë një komunikate për shtyp e transmetuar në internet se duke u bazuar në analiza të thelluara, ne përzgjodhëm alternativën më të mirë.

Sipas tij, avionët amerikanë përmbushin më së miri nevojat sllovake dhe janë të pakrahasueshme në aspektin e çmimit.

Qeveria parapërlqeu ofertën amerikane sesa atë të suedezes ‘’JAS-39 Gripens’’.

Kryeministri Peter Pellegrini njoftoi se vlera e kontratës ishte rreth 1,6 miliardë euro dhe përfshinte stërvitjen, municionet dhe logjistikën, përcjell Atsh.

Sipas Gajdos, marrëveshja me administratën amerikane ishte afër nënshkrimit, ndërsa qeveria suedeze dëshironte të negocionte për afatet kohore në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO