Armando Duka me mesazh te Vokrri për festën e Kosovës

Armand Duka i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij të kosovar, Presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Sport

17/02/2018 14:26

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij të kosovar, Presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Mesazhi i tij sigurisht fliste për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe në FFK.

Ja mesazhi i plotë i Dukës për Vokrrin:

I nderuar z.Vokrri!

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam nderin, kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjessë madhe të futbollit, urimet më vëllazërore për këtë ditë të shënuar kombëtare, festën e Pavarësisë.

Prej 10 vjetësh si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova tashmë, që nga viti 2016 është edhe pjesë e familjes europiane dhe botërore të futbollit, si anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

Marëdhëniet tona vëllazërore dhe institucionale janë dhe do të jenë në nivelet maksimale të bashkëpunimit.

Së bashku me urimet më të mira për ju, anëtarët tuaj, dhe gjithë popullin e Kosovës, ju lutem zoti Vokrri pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Juaji!

Armand Duka