“Armand Duka si Enver Hoxha” (FOTO)

Ish-trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini është një person që shquhet për deklaratat e tij “pa dorashka”.

Sport

04/09/2017 11:31

I ftuar ditën e djeshme në emisionin sportiv “Fair Play” nga Enkeleida Zeko në News 24, Sejdini “thumboi” presidentin Armand Duka gjatë një analize për largimin e Xhani De Biazit nga stoli i Kombëtares.

67-vjeçari nuk ngurroi ta krahasonte numrin 1 të Federatës me diktatorin Ever Hoxha.

“Për mendimin tim, De Biazin e hoqi presidenca. Ishte një prishje e kompromiseve të tyre dhe arriti deri në atë pikë. Unë e kam thënë edhe më parë, madje në këtë studio, që De Biazi do kthehet sërish në Shqipëri, edhe pas largimit. Kjo është njësoj si në komunizëm.

Po të shikoni, të gjithë ata që pushkatoheshin, linin një letër ku thuhej: – “Nuk ka faj as Partia dhe as Enveri”. Kështu është edhe kjo situatë e tanishme me De Biazin”, përfundoi ai.

sejdini