Arma sekrete e Pentagonit shpërthen pas 4 sekondave

Raketa amerikane që bartte armën e re hipersonike ka eksploduar mbi Alaskë pas lansimit. Arma që bartej nga kjo raketë është në gjendje të udhëtojë em shpejtësi prej rreth 6,000 kilometra në orë dh për më pak se një orë të sulmojë cilindo cak në planetin tonë. 

Bota

26/08/2014 20:18

Arma hipersonike super e fshehtë, që e ka zhvilluar Ushtria amerikane përfundoi keq fluturimin provues, duke eksploduar vetëm katër sekonda pas lansimit në Alaskë. Pentagoni (Ministria e Mbrojtjes) njoftoi se kontrollorët e fluturimit e shkatërruan atë menjëhërë pasi vërejtën gabimin në sistem.

Gazeta Daily Mail transmeton deklaratën e zëdhënëse së Pentagonit, Morin Shuman, sipas së cilës arsye për vetëshkatërrim të këtij projekti ishte brengosja për sigurinë publike, kurse në incident nuk është plagosur askush.  

“Jemi detyruar ta përfundojmë misionin. Arma ka eksploduar me rastin e fluturimit dhe ra brenda kompleksit për lansim”, tha ajo, dujke shtuar se në këtë moment nuk është e mundur të vlerësohen dëmet e shkaktuara.

Zyrtarët amerikanë pohuan se ky sistem arme nuk ka bartur kokë luftarake.

Shuman tha se arma e re është një nga disa sosh që po i teston Ushtria amerikane në kuadër të programit të armëve konvencionale për goditje të shpejtë globale.

“Ky koncept do t’’i mundësojë Ministrisë së Mbrojtjes që të arrijë cilindo cak dhe kudo në botë për më pak se një orë”, tha ajo.

Kjo afrmë për herë të parë u testua në nëntor të vitit 2011 mbi ishullin e Havajeve, kurse testimi i ri është dashur të përmirësojë performancat e saj.