Arma e prodhuar nga kinezët që mund të godasë armikun deri në 1 kilometër

Shkencëtarët kinezë pretendojnë se kanë prodhuar një armë lazer që godet armikun në një distancë prej një kilometri.

Fun

30/12/2018 19:24

Arma, e quajtur pushkë me lazer ZKZM500, shkakton një rreze që mund të kalojë nëpër dritare dhe të shkaktojë “karbonizim të menjëhershëm” të lëkurës dhe indeve.

Ajo është e heshtur dhe lazeri nuk mund të shihet me sy të lirë, duke e bërë atë të përsosur për vrasjet, sipas burimeve të inteligjencës britanike, transmeton lajmi.net.

Një burim i brendshëm deklaroi se “rrezja e lazerit godet objektivin me shpejtësinë e dritës”.

Lazeri mundësohet nga një bateri litiumi dhe mund të shkaktojë deri në 1.000 goditje përpara se të ketë nevojë për rimbushje. /Lajmi.net/