Arma e frikshme që s’e ndal asgjë, 1 milion plumba në minutë (Video)

Mitralozi me fuqinë më të madhe të zjarrit, që ndodhet ende në përdorim ushtarak, është “M134 Minigun”.

Fun

21/01/2017 15:41

Kjo armë, e krijuar në fund të viteve ‘60 për helikopterët dhe mjetet e blinduara sipas librit të rekordeve botërore Guinnes ka kapacitetin prej 6.000 të shtënash në minutë, ose 100 të shtëna në sekondë. Çfarë të thuhet tjetër, “M134 Minigun” është vërtetë armë e frikshme, e cila nxjerrë dhjetë herë më shumë plumba të kalibrit 7.62 mm se një mitraloz i zakonshëm.

Megjithatë, përveç kapacitetit të frikshëm të tij ky mitraloz sot mund të duket një lodër e thjeshtë, krahasuar me një shpikje tjetër vrastare.

“The Metal Storm gun”, prototipi i një arme shkatërruese me 16,000 të shtëna në sekondë, respektivisht 1 milion të tilla në minutë. Kjo armë automatike,  sistem automatik, është zhvilluar nga një kompani e armëve nga Australia me të njëjtin emër.