Arlind Ajeti në Bundesligë!

Arlind Ajeti këtë fundjavë do të përmbyll aventurën aspak pozitive te Torino.

Sport

26/05/2017 19:08

Mbrojtësi 23 vjeçar pritet të largohet nga Torino pas përfundimit të këtij edicioni në Serie A, pasi nuk ka arritur të bind trajnerin serb, Sinisa Mihajlovic.

Ish anëtari i Baselit, do të provojë një aventurë të re në futbollin gjerman, konkretisht në Bundesligë.

Ai sipas thashethemeve të medieve, është afër transferimit te Freiburgu, tek e cila skuadër luan edhe mesfushori shqiptar, Amir Abrashi.

Ky ishte sezoni i dytë i Ajetit në Serie A, pasi një sezon më parë kishte veshur fanellën e Frosinone, skuadër kjo që tani garon një nivel më të ulët në futbollin italian./Lajmi.net/