Arkivol me letra që bartin mesazhe të çuditshme në varrezat e Korçës! (Foto)

Një arkivol hekuri brenda të cilit janë gjetur letra me mesazhe fetare dhe me mesazhe kundër protestës së 22 Nëntorit të Partisë Demokratike është zbuluar në varrezat e qytetit të Korçës. 

Lajme

14/12/2014 16:20

Arkivoli i hekurt  është gjendur nga disa punëtorë që po hapnin një varr. Nga frika se arkivoli i çuditshëm mund të përmbante lënë shpërthyese, punëtorët kanë njoftuar policinë.

Pas kontrollit, është konstatuar se në të kishte vetëm disa letra me shkrime fetare.

Gazeta “Mapo” në versionin “online” shkruan se personi shkruante për Allahun dhe fuqinë e tij por gjithashtu përmendte edhe protestën e Partisë Demokratike me 22 nëntor.

“Allahu është i madhërishëm dhe nuk ka Zot tjetër perveç Allahut. Vetëm njerëzit e mirë Allahu i merr pranë vetes në xhenet. O njerëz mos shkoni tek protesta e 22 Nëntorit sepse do të bjerë tërmet, sepse Allahu e di se kë zgjedh e di se kë merr dhe se kë lë” janë disa prej mesazheve që sipas gazetës janë gjendur në arkivolin e hekurt.

Letrat do t’i nënshtrohen një akti ekspertimi të thellë.

Ndërsa gazeta “shqiptarja.com” shkruan se sipas policisë mendohet se i dyshuar për këtë veprim është një person i cili edhe më herët ka përhapur nëpër qytet fletë me mbishkrime të fesë islame.