Arkivi i Ejup Bajramit që i tmerron edhe Prokuroritë

Gjatë gjithë mandatit të Ismet Beqirit e Isa Mustafes, nuk e lëshoi derën e Komunës së Prishtinës duke paraqitur raste të ndërtimeve pa leje. Ejup Bajrami, ish kryetar i Iniciativës Qytetare për Mbrojtjen e Qytetit të Prishtinës, tregon se si bëri shumë kallëzime penale dhe u shkroi Institucioneve të vendit për degradimin e Prishtinës nga të cilat nuk mori asnjë përgjigje. Ai kujton rreth 6 mijë shkresat që i ka përpiluar me iniciativën e tij për shkelësit e ligjit në kryeqytet që nuk i ndëshkoi askush.

Lajme

06/01/2018 09:48

Për rreth 10 vite rresht, gardiani i Prishtinës, Ejup Bajrami, e denoncoi degradimin e Prishtinës. Përpiloi rreth 6 mijë shkresa për shkelësit e ligjit dhe bëri rreth 7 mijë fotografi, veçmas për ndërtimet e larta pa leje në lagjet që kishte Planë rregullues. Bëri kallëzime penal ndaj ish kryetarit Ismet Beiqrit dhe disa drejtorëve të tij, e kallëzime penale ndajë Isa Mustafës.

Në një bisedë për lajmi.net, thotë se me to nuk u mor askush.

Plaku 73 vjeçar më tre by pass në zemër, është i vetmi qytetar që ka hedhur akuza të rënda në drejtim të drejtorëve të Komunës së Prishtinës. Ua ka thënë shpesh edhe në fytyrë publikisht se “krejt jeni hajna”. I ka thënë edhe vetë kryetarit, Isa Mustafa.

Ish kryesuesi i IQMQ-së, që zyrën e kishte në shtëpinë e vet, kujton shkresat e shumta që ia ka bërë komunës për degradimin e Prishtinës, e që kjo e fundit, sipas tij, nuk ndërmori asgjë. Nuk dëshiron të përmendë raste konkrete, ngase siç thotë, këtë e ka bërë disa herë. Por, pohon se i ka rreth 7 mijë fotografi, kryesisht për ndërtimet pa leje, dhe mbi 6 mijë dokumentacione, të cilat i ka fotokopjuar.

Ua ka dërguar të gjitha institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare ato dokumente. Me to ka botuar edhe libra. Shpreson që në të ardhmen dikush ti ruaj në arkivin e Kosovës, ngase, siç thotë ai, dikush duhet të ndëshkohet

“Përpos organizatave komunale, kemi lajmëruar edhe UNMIK-un, Eulex-in, Kuvendin e Kosovës, Presidencën, Qeverinë e Kosovës dhe ministri përkatëse, edhe Avokatin e Popullit. Asnjë përgjigje nga këto institucione”, thotë Bajrami.

Vitin e kaluar, tek kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi thotë se ka bërë shkresë kundër Prokurorisë Komunale, kundër Prokurorisë së Qarkut, Prokurorisë Speciale dhe kundër Eulexit, se pse asnjëra nga to nuk i ktheu përgjigje në kallëzimet penale që bëri.  “Në vitin 2007, Prokurorisë Publike të Qarkut, ia kam paraqitur një kallëzim penal për degradimet në kohën e Ismet Beqirit. Nuk ka pasur asnjë lëvizje nga kjo prokurori asnjëherë. Në vitin 2016, konkretisht më 25 janar kamë bërë kërkesë që të takohem më kryeprokurorin e shtetit, Aleksander Lumezi. Por, nuk kamë mundur ta realizojë një takim të tillë, ngase ishte gjithnjë i zënë. Të paktën kështu më thuhej”, rrëfen gardiani i Prishtinës.

Shprehët të jetë tejet i zhgënjyer më institucionet e drejtësisë.

“Kamë bërë disa kallëzime penale. Por më i madhi ka qenë në tor të vitit 2010, kundër, ish kryetarit Isa Mustafa. Kjo ishte bërë duke konsideruar se ekziston dyshimi se, Isa Mustafa në pozitën e kryetarit të komunës, më qëllim nuk i ka parandaluar, ndalur dhe nuk i ka ndërprerë ndërtimet pa leje dhe së në shumicën e rasteve ka lejuar tejkalimin e lejes dhe ka lejuar nderimet në kundërshtim më planin urbanistik. Më ndërtime të cilat është degraduar Prishtina. Për shumë ndërtime pa leje dhe në kundërshtim me planin, kryetari Mustafa është njoftuar më kohë, më shkrim dhe më gojë, por nuk ka ndërmarrë veprime. Të njëjtin kallëzim penal ia kamë përsërit Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, thotë Bajrami.

Të vetmen përgjigje në krejt shkresat, e mori para një viti nga Prokuroria Themelore.

“Në kallëzimin e dytë penal për Isa Mustafen, ma kanë kthyer një përgjigje, Prokuroria Themelore- departamenti i krimeve të renda, duke më thënë se hetimet janë ndërpre dhe nuk është gjetur ndonjë fakt që Isa Mustafa të ketë kryer vepër penalë. Këtë përgjigje ma kanë kthyer para një viti. Nuk di çfarë hetimesh kanë zhvillu ata, kur aty akne qenë disa dëshmitarë të paraqitur më emër e mbiemër, kurrë asnjërin nuk na kanë thirr. Sipas legjislacionit në fuqi, kur hedhe poshtë një kallëzim penal, e lënë një afat për ankesa që të shkohet në distancat tjera. Ata nuk më lanë kurrfarë afati. Kallëzimi penal kundër Ises ka qenë 120 faqesh. Krejt më dëshmi të degradimit të Prishtinës, shumica më fotografi”, tregon tutje ai.

Për mos ndërhyrje në ndaljen e ndërtimeve pa leje, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë në vitin 2013, dhe për këtë po gjykohen disa Inspektor. Bajrami thotë se kishte tentuar të dërgon disa fakte të vetat që kishte, por ishte refuzuar nga dy prokurori.

“Shkova në Prokurorinë Speciale të Drita Hajdari që po merret më inspektorët. Në fakt më priti ndihmësi i saj, më tha nuk është këtu Drita, është në pushim. Më tha se kthehet brenda dhjetë ditëve. Ia lashë emrin mbiemrin. Më veti i pata 80 faqe materiale kundër disa inspektorëve. Më thirrën në telefon, pastaj Drita Hajdari më tha se nuk të pranoj se nuk ke nevojë të vish tek unë. Më tha shko të kryeprokurorja Speciale, ka qenë Sevdije Morina. Unë jurist nuk jam, por çdo prokurorë vrapon të gjejnë prova, ajo tha jo. Shkova te Sevdija, më pranojë brenda. Unë dokumentacionin me vete. I tregova nga fillimi për të gjitha kallëzimet penale dhe mospërfilljen e institucioneve. Në fund i thash qe ku e ke materialin. Tha po ta mbajmë kofidencial. I thash jojo, kush të lyp sqarim i thua e ka sjell Ejup Bajrami. Edhe i thash se dua të jem dëshmitarë të prokurori. E kreva më të. Nuk me thirri kurrë kush sot e atë ditë. Shkova edhe dy herë të ajo, më than valla nuk është këtu.

Bajrami, mendon që në ndërtimet pa leje janë të përfshirë një mase e madhe e “të fortëve”, siç thotë ai, prandaj nuk u ndëshkua askush për to.

“Shikoni veç në territorin e Prishtinës janë investime në dertim të lartë rreth 5.5 miliard euro. Kahe i morën shqiptarët të gjitha ato para. Para luftës asnjë s’ka qenë i pasur, e kanë pas nga një banesë. Pra, krimi është rrethanorë dhe nuk dëshiron ta hetojë askush tansinë. Askush nuk i kundërvihet. Këtu është bërë shpërlaje e madh e parave”, thotë Ejup Bajrami.

Ai e ka nga një tregim në veti për takimet më së cilin institucion, apo takim më qytetarë.

“Ka pasur raste shumë të renda. Na kanë kërcënuar disa herë. Disa u larguan nga Iniciativa se nuk munden të durojnë kërcënimet. Tash Iniciativa nuk ekziston më. Unë nuk kamë dergjura asnjëherë për to. Më kanë thirr në telefon, më kanë ardhur të shtëpia se i denoncofsha në Komunë, por nuk kamë pyetur për asgjë. Pushkë për pushkë nuk ta lëshojë rrugën u kamë thënë. Por, njëherë ka qenë një rast shumë komik, po aq edhe tragjik. Në lagjen Dodona mund ta zgjatesh një dërrasë dhe prej në ndërtese mund te futesh në tjetrën. Një qytetarë kish dëgjuar që ne mbledhim ankesa dhe kish ardhur më gjete qarë. Çka ka i thash. Komshiu nga ajo ndërtesa andej kur e fikë televizorin, po ma ndalë edhe televizorin time. Çka më ba, tha. Shko kallëzojë Ises i thash”.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, Ejup Bajrami kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje dhe garoi për asamblist, por nuk u zgjodh. Thotë se shkresat ia ka derguar edhe kryetarit Shpend Ahmeti me ndërtimet pa leje, ku ka kërkuar që mos të legalizohen ato ndërtime të larta, në lagjet ku ka pasur Plan rregullues e është dertuar pa leje.Ka disa kritika edhe për ndërtimet me leje të kohës së Ahmetit.

“Ndërtime kolektive pa leje nuk ka, por po më duket që po montohen lejet. Shikojini Rrugën “B” çfarë po ndodhë, për ndërtesat me leje. Kush guxon ta zbatojë atë planë rregullues dhe të jepe aso leje, në mes të gjelbërimit, afër ndërtesës tënde. Qeveria komunale duhet t’ua mundësojë qytetarëve të sajë një jetë më të mirë, jo tua ngulfat atë, përndonjë ndërtim afaristë disa katesh. Asnjë nga to, as sot nuk kanë shkallë të emergjencës, ndërtesa disa metra larg ndërtesës, ndërtesa buzë asfaltit. S’kanë rrugë për zjarrfikës”, thotë ai.

Në fund nuk heziton të tregoj edhe materialet e ruajtura të ndërtimeve pa leje, veçmas disa fotografi të ekspozitave të mbajtura me shkolla të ndryshme ku tregojnë se si e shohin nxënësit Prishtinën. Thotë se është tmerruar nga fotot e dhjetëra prej të cilave i ruan në shtëpinë e tij./Lajmi.net/