“Arkitektura krijon ndjenja, Kosova ka objekte që nuk të krijojnë kurrfarë ndjenje”

Shpeshherë kemi dëgjuar se krijimi i arktiekturës të një objekti, shtëpie apo institucioni krijonë ndjenja dhe mendime tek njerëzit. Ndenja këto të cilat mund të jenë të mira, të gëzimit, të ngazëllimit por edhe ndjenja të hutisë a po frikës përmes krijimit, apo fromësimit arkitektonik të atyre objekteve.

Lajme

16/01/2018 14:37

Objekte të cilat krijojnë ndenja pozitive e që krijojnë identitete arkitektonike sipas arkitektit të Prishtinës, Arianit Bytyçi po ka edhe Kosova. Veç objekteve që të japin ndjenjën e mirë, Kosova po ka edhe objekte të cilat nuk të krijojnë kurrfarë ndenje.

“Realiteti arkitektonik në Kosovë nuk është bardh e zi, ai është shumë ngjyrësh. Ka objekte që krijojnë ndenja pozitive, që krijojnë identietet arkitektonike. Por ka edhe objekte që nuk krijojnë kurrfarë ndenje, e që është fatkeqësi. Nuk krijojnë as frikë as hutim, po ka edhe të tilla që krijojnë frikë dhe hutim”, tha Bytyçi në një intervistë për Ndërtimi.info

Arkitektura veç tjerash ka edhe karakter publik, pra është interes publik. Sipas Bytyçit arkitektura është edhe simboli më i mirë fizik i idesë së komunitetit, shpërfaqjes së besimit të vendit tonë.

“Mënyra se si e ndërton një komunitet, mënyra se si e shfrytëzon hapësirën publike poashtu edhe private, një komunitet tregon shumë për vlerat e tij. Nuk tregon vetëm gjendjen socio-ekonomike, por mbi të gjitha tregon arkitekturën. Arkitektura shpërfaq edhe gjendjen social-ekonomik, kulturor si dhe emancipimin”, sqaroi Bytyçi.

Bytyçi ka theksuar se arkitektura ka rol në mirëqenien e shëndetit fizik dhe mendor të qytetarëve. Rol ky i cili mund të vërehet edhe tek fëmijët.

“Përmes zgjidhjes së dizajnit të mirë, zgjidhjeve kreative, inovative ne mund të krijojmë rrethana shumë të mira për zhvillimin mendor dhe fizik të njerëzve në mnëyrë të veçantë të fëmijëve.  Marrim shembull, një fëmijë mund të jetë aktiv fizikisht menderishtë më shumë nëse banon në një lagje ku ka hapësira të sigurta publike, hapësira të gjelbëruara, hapsira vibrante ku njerëzit takohen, luajnë. Sesa një fëmijë i cili nuk e ka fatin apo mundësinë të jetojë në hapesirat e tilla dhe ai mund të jetë natyrshëm fizikisht jo shumë ativ dhe mund të ketë edhe obozitet apo mbipeshë. Këtu deshta ta potencojë se sa e rëndësishme është arkitektura se deri në nivele më të ulëta mund të krijojë rrethana për mjedis kualitativ-jetësor”, përfundoi ai.