Arkitekti i BIK-ut flet për projektin e Xhamisë Qendrore

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka nisur diskutimi për çështjen e ndërtimit të xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Lajme

25/07/2017 13:29

Arkitekti i BIK-ut e ka shpalosur projektin për këtë xhami para Asamblesë komunale.

Ai ka shpjeguar elemente e kateve që do të përmbajë xhamia.

Arkitekti ka thënë se ajo do të ketë bibliotekë, sallë për konferenca, zyrë admistrative, dy banesa të vogla për dy imam, shkruan lajmi.net.

“Sallat për lexim dhe biblioteka  mund të përdorën edhe nga qytetarët tjerë”, tha ai.

Arkitekti i BIK-ut ka thënë se objekti do të ketë dy  parkingje, me rreth 340 vende, ku sipas tij, do të mund të përdoren edhe nga qytetarët tjerë.

Ai ka folur edhe lidhur me dyqanet, të cilat janë bërë temë debati, por nuk ka treguar se cila do të jetë përmbajtja e tyre.

“Është paraparë edhe ndërtimi i disa lokaleve që do të shërbejnë për mirëmbajtjen e xhamisë. Por, nuk e di saktë cila do të jetë përmbajtja e tyre, por më gjasë do të ketë biblioteka.  Por, për këtë mund të flasë BIK-u. Shpenzimet teknike për xhaminë,  i bie diku që të ngrohen e të ndriçohen 15 mi metra katrorë. Të ardhurat nga këto lokale nuk kanë me mbulu as 10 përqind të shpenzimeve. Objekti është brenda vijës ndërtimore, ku vetëm një pjesë e vogël e minares mund ta prekë vijën ndërtimore, dhe kjo për shkak të tereni të pa përshtatshëm”, tha ai

Arkitekti ka thënë se, modeli është arkitekturë kaliske Osmane, por do te funksionojë teknikisht si një objekte modern, marr parasysh  edhe kursimin e energjisë elektrike./Lajmi.net/