Arkeologët gjejnë varrin e paprekur për 4.400 vite

Një varr i pastër e cila ka qenë e pashqetësuar për më shumë se katër mijë vjet në shkretëtirën egjiptiane është hapur më në fund.

Fun

16/12/2018 23:28

Varri 4,400-vjeçar u zbulua të shtunën në Egjipt, me arkeologët që presin të bëjnë më shumë zbulime pasi të gërmojnë vendin më tej në muajt e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Zbukuruar me hieroglife dhe statuja, varri është dhjetë metra i gjatë, tre metra i gjerë dhe pak më i lartë se tre metra.

Sekretari i Përgjithshëm i Egjiptit, i Këshillit të Lartë të Antikiteteve Mostafa Waziri u tha gazetarëve se varri përkonte “me një lloj të dekadave të fundit parakristiane”.

Ai tha se varri ishte unik sepse “ngjyra ishte pothuajse e paprekur, ani pse ai është pothuajse 4,400 vjet i vjetër”. /Lajmi.net/