Arjen Robben komenton stadiumin ‘Anfield’ në prag të ndeshjes me Liverpool

Bayern Munich dhe Liverpool do të takohen për ndeshjen më interesante të fazës së 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/02/2019 09:15

Veterani Arjen Robben ka komentuar edhe stadiumin e kundërshtarëve, në prag të kësaj ndeshjeje.

Holandezi duket se ka disa kujtime jo të mira nga udhëtimet e tij në ‘Anfield’ në kohën kur ishte pjesë e Chelsea.

“Mendoj se stadiumi më i keq për mua është ai i Liverpool” ka thënë 35 vjeçari për ‘The Guardian’, transmeton lajmi.net.

“Ju gjithmonë keni kundërshtarin e preferuar dhe aty gjithmonë ka një negativ” ka thënë tutje Robben.

Sigurisht, tifozët e Liverpool shquhen për atmosferën që krijojnë në ‘Anfield’. ‘The Reds’ paraqiten me 12 lojtarë çdo herë që luajnë në shtëpinë e tyre. /Lajmi.net/