Ariu i parë polar në Britani që prej 25 vitesh, shfaqet për herë të parë në ambient të jashtëm

Ariu i vogël polar i lindur nga arusha Victoria në dhjetor, ka mbetur ende i pa emëruar sepse mbajtësit në kopshtin zoologjik nuk pranojnë të tregojnë ende gjininë e tij.

Fun

22/03/2018 00:44

Ai është mbajtur në ambiente të mbyllura një kohë për shkak të privatësisë, mirëpo ariut polar të vogël tanimë i është dhënë mundësia që të provojë ambientet e jashtme në mënyrë që të rrit vetëbesimin e tij, por edhe t’i japin një mundësi publikut ta shohë topin e vogël leshatak.

Ariu i vogël është zënë në fotografi duke u mësuar me kushtet të cilat i ka dhe adhuruesit e kafshëve do të kenë mundësinë ta shohin tashmë çdo ditë.

Una Richardson, e cila është drejtoreshë e parkut me kafshë të egra ka thënë: “Ka kaluarr katër muaj në maternitet dhe Victoria më në fund ka shfrytëzuar shansin për të dalur pak jashtë”.

Kuptohet që këlyshi i saj është treguar i kujdesshëm dhe ende është duke u mësuar me kushtet, aromat, dhe zërat.

Kryeshefia ekzekutive e RZSS, Barbara Smith tha: “Lindja e ariut të parë polar në Britani të Madhe pas një çerek shekulli është një arritje e madhe për Shoqërinë Mbretërore Zoologjike të Skocisë dhe ekipin në Parkun tonë ‘Wildlife’”.

“Ne shpresojmë që këlyshi ynë do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes për rreziqet ndaj arinjve polare nga kafshët e egra. Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, për të mbrojtur këtë specie madhështore”, ka përfunduar ajo.