Ariu i dehur më në fund gjen rehatinë në Prishtinë

Ariu me emrin Tomi, i njohur si Ariu i Dehur, është mbajtur për shumë vite në një rajon në Shqipëri i mbyllur në kafaz.

Fun

23/12/2017 13:46

Ai çdo ditë ka pirë më shumë se 20 birra, praktikë kjo për t’i bërë të lumtur klientët e një restoranti. Por Tomi ka gjetur rahatinë në vitin 2016 kur është shpëtuar nga organizata për mbrojtjen e kafshëve Four Paws (Katër Putrat) dhe është sjellë në pyllin e arinjve në Prishtinë. Ai ka marrë shumë medikamente për ta shëruar mëlçinë.