Arineta Mula e vendosi flamurin e Kosovës në majën e Rusisë

Është e para që ka shpalosur flamurin e Republikës së Kosovës në majën më të lartë në Rusi, në Elbrus, më 5 gusht të këtij viti, që është edhe maja më e lartë në Evropë. Ndër të paktat vajza që merren me alpinizëm nga Kosova, flamurin synon ta vendos në shtatë majat më të larta në botë.

Lajme

18/08/2018 22:12

Arineta Mula, vajza nga Peja, ka vendosur të ngjitet në secilin kontinent në botë. Jo thjeshtë ngjitje, synon majat më të larta.

Shtatë që janë gjithsejtë, synon t’i shkel si alpinistja e parë nga Kosova. Për këtë, Mula ka nisur iniciativën tashmë me përmasa botërore në alpinizëm, “SevenSummits”. /rtk