Arilena pranon befasi të këndshme për ditëlindje

Arilena Ara është artistja shqiptare që me hapa të sigurtë po ngjitet në skenën ndërkombëtare.

ShowBiz

17/07/2018 09:19

Këngëtarja feston ditëlindjen, me këtë rast ishte befasuar me një darkë, ku tryeza ishte rregulluar trëndafila e qirinjë, shkruan lajmi.net.

E veshur me një fustan të zi, këngëtarja dukej për mrekulli derisa ishte tejet e emocionuar nga befasia që iu bë.

Kujtojmë që Arilena së fundi ka performuar në Rusi, në kuadër të netëve finale të Kampionatit Botëror, ku në “Fan Zone” ishin mbledhur fansat e saj për ta dëgjuar nga afër. /Lajmi.net/