Arilena në Moskë, gati për të dhuruar shou

Sot përmbyllet Kampionati Botëror "Russia 2018".

ShowBiz

15/07/2018 12:00

Siç e do zakoni, në ceremoninë përmbyllëse ka edhe pika artistike si dhe këndohet himni i Kampionatit, shkruan lajmi.net.

Përveç Era Istrefit, Will Smith dhe Nicky Jam që do të performojnë “Live it up”, pjesëmarrëse është edhe Arilena Ara.

Këngëtarja sapo ka arritur në Moskë, ku premton se brenda pak orëve do të dhurojë shou të vërtetë.

“Sapo arrita në Moskë! Shihemi për disa orë për një shfaqje madhështore?”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Just landed in Moscow! See you in a few hours for a great show?

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on