Arilena kujton babain e ndjerë: Gëzuar ditëlindjen në parajsë!

Këngëtarja Arilena Ara vitet e fundit ka shënuar goxha të arritura në profesionin që ushtron.

ShowBiz

05/05/2018 13:00

Këngëtarja është përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale, përmes së cilave zbulon nga pak prej jetës së saj private, shkruan lajmi.net.

Në postimin e fundit, këngëtarja ka kujtuar babain e ndjerë, të cilit i dërgoi mesazh prekës me rastin e ditëlindjes së tij, që duhej ta festonte pikërisht me këtë datë.

“Edhe njehere t’me perqafoje, babi..
Gezuar ditelindjen ne parajse!”, shkruan Arilena mbi një video të cilën e ka ndarë nga një emision ku kishte marrë pjesë si e vogël,  e që me vrap përqafon babain që ishte i pranishëm në studio.

Kujtojmë që “Silver” dhe “Gold” janë dy projektet e fundit nga Arilena. /Lajmi.net/

Edhe njehere t’me perqafoje, babi.. Gezuar ditelindjen ne parajse!

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on