Arilena arrin në Rusi, gati për performancë

Një artiste shqiptare që po ngjitet në majat e suksesit dhe atë me pak zhurmë është edhe Arilena Ara.

ShowBiz

14/07/2018 19:12

Këngëtarja së fundi ka paralajmëruar se do të performojë në Rusi, në këto netë të ‘nxehta’ të futbollit, shkruan lajmi.net.

Sonte, këngëtarja do të perfomojë në Sochi, pas ndeshjes Angli-Belgjikë, në “Fifa World Cup Fan Zone”.

Këngëtarja ka paralajmëruar shou duke shkruar “Sapo arrita në Sochi! Shihemi njerëz pas ndeshjes!!!”.

Ajo madje do të këndojë edhe nesër në natën finale, por nuk është bërë e ditur nëse performon në të njëjtën skenë me Erën. /Lajmi.net/