Arilena Ara në ‘The Voice of Romania’ për ta performuar ‘Nëntorin’

Duket se uragani Arilena Ara nuk ka ndërmend të ndalet.

ShowBiz

13/12/2017 15:39

Pasi shijoi suksesin ndërkombëtar të këngës së saj “Nëntori”, këngëtarja paralajmëron se projektet e saj jashtë vendit nuk do të përfundojnë me kaq.

Me anë të një postimi në Instagram, Arilena tregoi se ajo do të jetë pjesë e një programi televiziv në Rumani. Bëhet fjalë pikërisht për formatin “The Voice of Romania”, ku këngëtarja shqiptare do të përformojë hitin e saj “Nëntori” në finalen e madhe.

Kjo duket se është një periudhë mjaft e ngarkuar për Arilenën, pasi vetëm dje ajo njoftoi se për Krishtlindje do të lançojë jo vetëm një, por plot 5 këngë të reja.xing

YouTube player
YouTube player